Lajmet e fundit

Nikola Nedelkoviq, ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan, pikërisht në Ditën e Vidovdanit.
Ai ishte akuzuar për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.
Për këtë vepër, Nedelkoviq u dënua më tetë muaj burgim, në muajin shtator, raportojnë mediat serbe përcjell Klankosova.tv
E disa muaj më vonë atij iu ul dënimi në dy muaj burgim, nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.
20-vjeçari dyshohet se ka bërtitur “Vrisni shqiptarët”.
Që nga momenti i arrestimit serbi nga Beogradi ka qëndruar në veriun e Mitrovicës/Klankosova.tv
Ndërkaq sot, ish-policit Dejan Pantiq, iu ndryshua masa e paraburgimit në "arrest shtëpiak".
Ai dyshohet se ka kryer sulm mbi Zyrën e Komisionit Komunalë Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Pantiq akuzohet për "Sulm terrorist" dhe "Cënim të rendit kushtetues"/ Klankosova.tv