Lajmet e fundit

Policia e ka arrestuar të dyshuarin B.V. për dhunë në familje sot në Drenas.
Të dyshuarit në stacioni policor i është kërkuar që t'i vendos gjërat që i posedon me vete në tavolinë. I dyshuari përveç gjërave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth 19 mijë euro për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuar për parat kishte se deklaruar se i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.
Pas kësaj, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Klankosova.tv