Lajmet e fundit

Një burrë është arrestuar pasi la qenin e tij në makinë me një temperatur deri në 38 gradë.
Sa'Quan Zierre Throb, nga Tallahassee, Florida, SHBA, akuzohet se ka lënë qenin e tij brenda, derisa e ka dërguar të dashurën në spital për të bërë disa ekzaminime, transmeton Klan Kosova.
Një polic kishte treguar se ka parë qenin duke luftuar me të nxehtit që ishte bërë në veturë.
Ai gjeti pronarin dhe e pyeti për të lënë të lirë qenin i cili quhej King.
King shtatë muajsh ishte brenda në makinë për rreth 45 minuta pa ajër të kondicionuar.
Throb u arrestua dhe u akuzua për këtë gjë. Qeni u dërgua në kontrollimin e kafshëve dhe nuk besohet të këtë pësuar lëndime afatgjate./Metro.co.uk