Lajmet e fundit

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.
Dy të dyshuarit, M.J., dhe M.B., u ndaluan pasi në Zubin Potok u gjet një varrezë masive me mbetjeje mortore, që dyshohet se i përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.