Lajmet e fundit

Një aksident me motor u bë shkas që të rrëmbehet Indrit Beqiraj.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë - Durrës, derisa Indriti dhe vëllai i tij Gentiani po udhëtonin me motor.
Pas përplasjes me makinën ata u konfliktuan me personat që gjendeshin aty.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit Indrit Beqiraj, është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv