Lajmet e fundit

Tyra Banks thuhet se nuk do të rikthehet më për ta prezantuar spektaklin American’s Got Talent.
45-vjeçarja po planifikon të përqendrohet në prodhimin dhe aktrimin pas suksesit të filmit të saj, raporton Page Six, transmeton Klan Kosova.
“Life Size 2 shkoi përtej pritshmërive. Ishte premiera e madhe e vitit”, tha një burim. “Tyra është përmbytur me kërkresa për prodhim dhe aktrim, ajo s’do të kthehet në America’s Got Talent”, tha më tej burimi.