Tym është vërejtur sot në një pjesë të maleve të Gërmisë, konkretisht rrugës nga Matiçani për në Gërmi.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se një zonë është përfshirë nga tymi, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr.
Shkaqet apo detaje të tjera mbeten ende të panjohura.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.