Tym i madh është parë duke dalë nga një pjesë në Zonën Industriale në Prishtinë.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
"Nuk ka pasur diçka të madhe. Janë djegur disa mbeturina, nuk ka pasur të lënduar, asgjë. Ekipi ka qenë, ka intervenuar shpejtë e ka fikur zjarrin dhe është kthyer në bazë", deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.