Pushimet nga puna në Twitter ishin pjesë e një tërheqjeje globale të stafit të prezantuar nga shefi i ri, Elon Musk.
Zyra e Ganës u hap me bujë vitin e kaluar me kompaninë duke thënë se donte të ishte më e "thelluar" në bisedat afrikane.
Ndërsa më 4 nëntor, Elon Musk postoi në Twitter se punonjësve iu "u ofrua 3 muaj pushim", pasi lajmet filluan të shpërndaheshin globalisht për pushime masive të stafit.
Megjithatë nuk ishte e qartë se cilës zyrë i referohej, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Është shumë fyese", tha një punonjës anonim i zyrës në Ganë.
Sipas ligjit vendës, stafi i pushuar nga puna duhet të paguhet dhe duhet t'i jepen tre muaj njoftim paraprak, në krahasim me një muaj sa u është dhënë në rastin e punonjësve ganezë të cilëve u është thënë se "dita e fundit e punësimit do të jetë 4 dhjetori, 2022".
Musk ka pushuar nga puna staf nga mbarë bota. Ai tha se "nuk kishte zgjidhje" veçse të zvogëlonte fuqinë punëtore të kompanisë pasi firma po humbte më shumë se 4 milion dollarë në ditë. /Klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.