Aktorja Anna Kendrick, është e njohur kryesisht për ‘’Pitch Perfect’’ dhe ‘’Up in the Air’’ e jo vetëm.
Kendrick, njihet poashtu për një llogari të vërtetë qesharake të Twitter, prandaj dhe është e mundshme që ju të harroni se ajo ishte pjesë e filmit ‘’Twilight’’, ekskluzivisht si një vampir i famshëm për mbarë botën në vitin 2008, njofton Klan Kosova.
Si do që të jetë, Kendrick ishte aty vetëm për një pjesë të kohës, derisa ajo përshkruajti mënyrën e xhirimeve një përvojë mjaft të mjerueshme.
Kendrick ka thënë se ka përfunduar xhirimet në një mot të ngrirë përplot acar në Oregon dhe Kanada, ku kishte momente shumë të pakëndshme.
‘’Kjo nuk tingëllon argëtim. Në të lagur dhe në të ftohtë nuk është një mjedis i favorshëm për të bërë miq dhe punë’’ ka shtuar ajo.
‘’Paramendoni nëse katër javët e para të një pune të re shpenzohen në ambiente të jashtme në shi dhe ngrica’’ është shprehur aktorja Anna Kendrick.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.