Influencerja e njohur turke, Nihal Candan ka vdekur në moshën 30-vjeçare për shkak të anoreksisë.
Sipas raportimeve nga mediat turke, ajo u diagnostikua gjatë kohës në burg, pasi u burgos për një vepër penale, transmeton Klankosova.tv.
Linda Kalemi në emisionin “Kosova Today”, ka folur rreth jetës së të ndjerës, dhe popullaritet që kishte në Turqi.
Kalemi tregoi se Candan u burgos në vitin 2023 dhe nga aty iu shfaqën problemet psikologjike.
“Ndenji 6 muaj në burg dhe e nxorën pasi iu shfaq anoreksia. Ajo nuk e donte më jetën”, u shpreh Kalemi.
Kalemi po ashtu tha se Nihal Candani ndihej e bullizuar për peshën që kishte para diagnostikimit me anoreksi.
https://www.youtube.com/watch?v=OHPsH_pDXyE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.