Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 13 mijë e 755 raste të jeta me COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i pëgjithshëm i të infektuarve arriti në 2.8 milionë ndërsa numri i viktimave në 29 mijë e 160 përfshirë këtu edhe 66 viktima gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.
Rreth 8 mijë e 639 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rikuperimeve në mbi 2.64 milionë..
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1 mijë e 289 të prekur.
Deri më tani, më shumë se 10.28 milionë vaksina - përfshirë mbi 7.7 milionë doza të parë dhe më shumë se 2.57 milionë dozë të dytë - janë administruar në të gjithë Turqinë, sipas shifrave zyrtare.
Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit COVID, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat.
Që nga dhjetori i kaluar, Turqia ka zbatuar shtetrrethimin gjatë fundjavës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.