Shteti i Turqisë ka njoftuar se është duke planifikuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar rreth vrasjes së gazetarit arab, Jamal Khashoggi.
Siç shkruan AlJazeera hapat e mëtutjeshëm do të ndërmerren në ditët në vijim, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Arabia nuk i ka ndarë informacionet me shtetin turk që lidhen me vrasjen e gazetarit.
Khashoggi një ish kritik i Mbretit të Arabisë Saudite, Mohamme bin Salman është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë në Stamboll.
Turqia e ka quajtur si “vrasje me paramendim” ekzekutimin e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.