Turqia administroi 877 mijë e 335 doza të vaksinave kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Deri tani në Turqi janë administruar mbi 59,5 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në mes të janarit.
Më shumë se 38,2 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 18,02 milionë janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të ministrisë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, 61,56 për qind e popullatës së rritur ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia raportoi 6 mijë e 285 raste të reja me koronavirus dhe 46 të vdekur, ndërsa 5 mijë e 162 persona u shëruan.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.