Është qyteti i vetëm i regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të Unesco-s.
Me shtrirje në pjesën veriore të provincës Karaburuk, qyteti është një ndalesë e rëndësishme dhe urëlidhëse për tregtinë lindje-perëndim.
Pjesa më e rëndësishme përbëhet nga xhami të vjetra, shkolla e Sylejman Pashës, dhe hamami i vjetër.
Pas hyrjes së saj në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1994, bashkia e qytetit ka restauruar vende të ndryshme në mënyrë që të lehtësojë qëndrimin e vizitorëve.
I njohur si "muze i hapur" dhe "qyteti i mbrojtur vetë", Safranbolu u emërua “një lule që rritet vetëm në atë rajon”-raporton aa.com.tr.
Vendi pret turistë ndërkombëtarë nga 70 vende, veçanërisht nga vendet e Lindjes së Largët, të Tajvanit, Japonisë dhe Koresë.
Një shpellë prej 500 metrash, kanioni i quajtur Incekayai,cili është 80 metra i lartë që ka një pamje të mahnitshme të qytetit, shtëpitë historike dhe saunat kulturore janë vetëm disa nga vendet ku vizitorët mund të kapin disa kujtime të paharrueshme.
"Qyteti i Safranbolut është një qytet tipik otoman. Ndërtesat dhe rrugët tipiket asaj kohe. Ka luajtur një rol kyç në tregtinë e karvaneve gjatë shumë shekujve,". Kështu e përshkruan UNESCO qytetin në përshkrimin e vet.
"Nuk ka dyshim për vërtetësinë e paraqitjes së rrugëve dhe panoramën e përgjithshme të Safranbolut, e cila është pjesë e Turqisë para-industriale. Megjithatë, niveli i autenticitetit në ndërtesat individuale është kryesisht e lidhur me ndryshimet që kanë ndodhur në pjesët e brendshme,si një përgjigje ndaj nevojave moderne dhe industrializimit, "shton UNESCO në përshkrimin e vet.
"Safranbolu është një trashëgimi unike botërore", tha Aytekin Kus, autor i një libri të quajtur Bir Zamanlar Safranbolu (njëherë e një kohë në Safranbolu).
Kus-i më tej shtoi se “ Qyteti është një vend i njohur,ku vizitorët mund të vijnë dhe të shikojnë deri në detaje, jetën Otomane-Turke” përfundon Aytekin Kus, përcjellë Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.