Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi.është rritur në 1 mijë e 101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai shtoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52 mijë e 167, me 5 mijë e 138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2 mijë e 965 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.
Kreu i Shëndetësisë turke theksoi se 33 mijë e 170 teste të COVID-19 janë kryer në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend ka shkuar në 340 mijë e 380.
Aktualisht, në Turqi nën kujdes intensiv po trajtohen 1 mijë e 626 pacientë.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli Evropën epiqendër të re të këtij virusi pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza e koronavirusit.
Bazuar në shifrat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka vrarë rreth 104 mijë persona, ndërkohë mbi 1.7 milionë janë infektuar dhe afër 390 mijë janë shëruar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.