Lajmet e fundit
Ish lojtari i Barcelonës ishte në aksion me klubin e tij në Ligën e Kampionëve të Azisë kur dështoi t’i japë skuadrës së tij fitoren.

Një penalti e humbur nga Xavi, ish lojtar i Barcelonës, bëri që Al Saad të humbasë përballjen me Al Jazira në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ish përfaqësuesi i Spanjës kaloi tek skuadra nga Katari për këtë edicion, pas tripletës së fituar me Barcelonën.
Por skuadra e tij e re nuk u dëshmua të jetë e suksesshme sa e vjetra, pasi u mposht 5-4 pas ekzekutimit të penaltive.