Lajmet e fundit
Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar humbje të befasishme nga skuadra që renditet e 17-ta në tabelë

Liverpool ka pësuar humbje 2:3 nga Swansea City, në ndeshjen e xhiros së radhës të Premierligës.
Fernando Llorente shënoi dy gola derisa Gulfi Sigurdsson shtoi një tjetër në fitoren e skuadrës nga Liberty Stadium. Për Reds të dy golat i shënoi Roberto Firmino.
Humbja e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp është e rëndë sepse Sëansea renditet në pozitën e 17-të në tabelë dhe vetëm një pikë e ndan nga zona e rrezikshme.