Lajmet e fundit

Gazetari Ardian Gaxherri në emisionin “Kosova Today”, ka diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve dhe disponimit të votuesit të brendshëm dhe mërgatës për ta dhënë votën e tyre më 28 dhjetor.
Sipas tij, disponimi i votuesit të brendshëm ka qenë komplet ndryshe, teksa shtoi se mërgata ka ndikuar që edhe votuesit të brendshëm të bashkëngjiten me ta, transmeton Klankosova.tv.
Ky deklarim i gazetari hasi në një replikë të ashpër të analistit Zejnullah Jakupi.
“Ky është diskursi që jo vetëm gazetari Gaxherri por edhe publicistë të njohur, kjo është një narrativë jo e shqiptarëve por i serbëve që duan ta zbrazin Kosovën”, tha Jakupi.
“O Jakup, qysh s’të vjen turp me thanë për mua mendësi e Serbisë? Mos më shti në këtë muhabet me të tregu kush je ti, mos i bëj gjërat personale”, ia ktheu Gaxherri.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: