Lajmet e fundit

Tetë persona kanë mbetur të lënduar lehtë, për shkak të një aksidenti me teleferik që ka ndodhur në një zonë vendpushimi në Gudauri të Gjeorgjisë.
Sipas mediave të huaja dhe pamjeve të cilat janë publikuar në gjigantin mediatik Youtube, besohet se shkaktar i këtij aksidenti, mund të jenë problemi i frenimit apo edhe ndonjë luhatje e tensionit të energjisë elektrike në elementet e teleferikut, njofton Klan Kosova.
Për shkak të gjendjes së shkaktuar, turistët sipas pamjeve shihen ndërsa kërcejnë nga teleferiku në tokë për t’i shpëtuar ndonjë përplasjeje të mundshme.