Kanë mbetur edhe pak orë që të fillojë zyrtarisht festivali ndëerkombëtar Sunny Hill Festival
Një numër i konsiderueshëm turistësh, veçanërisht nga Turqia, kanë ardhur në Kosovë ekskluzivisht për të marrë pjesë në këtë ngjarje muzikore të njohur, raporton gazetarja Sala Gashi.
Një nga turistët e pranishëm tha se arsyeja kryesore për udhëtimin e tij ishte për të parë performancën e yllit botëror, Dua Lipa.
Sonte fillon nata e parë e festivalit, ndërsa edhe dy netët e tjera premtojnë të jenë plot magji dhe muzikë të jashtëzakonshme për adhuruesit e Sunny Hill.
https://youtu.be/BF0qYV619QI
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.