Lajmet e fundit
Mesfushori ofansiv ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar për të përcaktuar shkallën e tij.

Barcelona ka njoftuar se reprezentuesi turk, Arda Turan, ka pësuar një ndrydhje në kyqin e këmbës.
Turan, 28 vjeçar u transferua tek Barcelona nga Atletico Madrid këtë verë për një shifër prej 34 milionë eurosh.
Në çfarëdo rasti, Arda nuk do të mund të debutonte deri në janar të vitit të ardhshëm pasi katalanët e kanë të ndaluar të regjistrojnë lojtarë të rinj shkaku i një ndalese.
“Arda ka një dëmtim në kyqin e këmbës të cilin e ka marrë në stërvitjet e mëngjesit të së premtes. Doktorët kanë thënë që është një ndrydhje e shkallës së dytë”, thuhej në njoftimin e klubit.
“Ai do t’u nënshtrohet një sërë ekzaminimesh për të kuptuar më qartë rrezikun që paraqet ai dëmtim”.
Arda është nënshkrimi i dytë i Barcelonës këtë verë, pasi katalanët më herët nënshkruan edhe me Aleix Vidal nga Sevilla.