Lajmet e fundit
Mesfushori ka vendosur për një aventurë në kampionatin anglez sipas agjentit të tij, Ahmet Bulut.

Reprezentuesi turk, Arda Turan, pritet që këtë verë të largohet nga Atletico Madrid.
Sipas agjentit të tij, Ahmet Bulut, mesfushori ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll për në Premier League.
“Arda do të largohet nga Spanja gjatë këtij afati kalimtar. Por, kjo nuk do të jetë e lehtë pasi ai ka një klauzolë prej 41 milionë eurosh”.
Për shërbimet e turkut interes kanë shprehur Liverpool, Manchester United, Paris Saint-Germain e Milan.