Lajmet e fundit

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm ta lënë Arda Turanin që të largohet nga ekipi gjatë merkatos së verës, raporton Daily Mirror.
Kampioni i Spanjës ka ndërmend të dëgjoj ofertat e skuadrave tjera, të cilat duan ta transferojnë ish anëtarin e Galatasarayt dhe Atletico Madridit.
Turan është transferuar verën e kaluar te Barcelona nga Atletico Madrid. Ai, nga janari i këtij viti, ka luajtur vetëm 18 ndeshje me ekipin katalunas dhe ka realizuar dy gola. Për fat të keq ai nuk ka arritur ta kënaq trajnerin e Barcelonës me paraqitjet e deritanishme