Lajmet e fundit
Arda Turan thotë se Messi i ka ofruar atij fanellën me numër '10' nëse ai do ta dëshironte.

Lionel Messi që nga largimi i Ronaldinhos nga Camp Nou ka veshur fanellën me numër ‘10’ dhe rrallëkush do të mund ta përfytyronte duke bartur një tjetër numër.
Por, përforcimi i ri i katalanëve, Arda Turan thotë se ka ngelur i çuditur nga oferta e argjentinasit për t’i dhënë numrin.
“Dhjetën e kam në fanellën e kombëtares dhe e kam veshur tek Atletico”.
“Kur erdha këtu, Messi më tha se nëse e dua, ai do të ma jepte numrin me gjithë dëshirë”.
Barcelona nuk mund ta regjistrojë Turanin deri në janar, shkaku i ndalesës së transferimeve nga Fifa, ndaj vetëm atëherë mund t’a kuptojmë nëse Messi do të vazhdojë të jetë 10-ta brilante, apo atë numër do ta marrë Turan.
Barcelona sezonin e ri e fillon të martën, në Tbilisi, me ndeshjen ndaj Sevillas në kuadër të European Super Cup.