Lajmet e fundit
Trajneri gjerman e ka pranuar se skuadra që drejton e pati të vështirë ndeshjen në pjesën e parë, por lavdëroi përgjigjen, përmes Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan që u solli fitoren.

Thomas Tuchel e ka lavdëruar paraqitjen e Borussia Dortmundit në pjesën e dytë pasi skuadra eci tutje në DFB-Pokal me një fitore 2-0 ndaj Augsburg.
Pierre-Emerick Aubameyang hapi llogarinë pas një ore lojë me një finalizim të bukur dhe Dortmundi dyfishoi avantazhin brenda pesë minutave kur një gjuajtje e devijuar e Henrikh Mkhitaryan përfundoi në rrjetë.
“Në pjesën e dytë ishim dominant dhe me strukturë të mirë”.
“Fitorja ishte e qarë shkaku i një performance të mirë dhe kjo megjithë agjendën e ngjeshur që kemi pasur”.
“Ishte ndeshje e vështirë, sidoqoftë”.