Lajmet e fundit

Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar largimin e mbrojtësit gjerman, Antonio Rudiger nga Chelsea, pas t’i përfundon kontrata në qershor.
Rudiger ka kohë që ia ka bërë të qartë klubit londinez në lidhje me largimin e tij.
“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më”, është shprehur Tuchel, transmeton Klankosova.tv.
Për gjermanin kanë shprehur interesim shumë skuadra, teksa Real Madridi thuhet se është afër të nënshkruajë me të.