Lajmet e fundit

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ishte i kënaqur që pa Reece James tëq shënonte dy gola për të ndihmuar ekipin e tij në fitoren ndaj Newcastle United, ndërsa tha se ai kurrë nuk kishte asnjë dyshim mbi aftësinë e lojtarit për të goditur rrjetën.
James tani ka katër gola në sezonin e ri të Premier Ligës, raporton Goal, transmeton Klankosoval.tv.
“Reece nuk ka nevojë të ushtrohet se si të gjuajë, ai gjuan si kalë”, u tha Tuchel gazetarëve.
Me këtë fitore, Chelsea doli në vendin e parë të tabelës, pas barazimit të Liverpoolit dhe humbjes së Manchester Cityt.