Lajmet e fundit
Kapiteni Marcel Schmelzer i është shtuar listës së lëndimeve në skuadër, me Nevan Subotiq, Sokratis, Andre Schurrle dhe Marco Reus

Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, është i shqetësuar nga rritja e vazhdueshme e numrit të të lënduarve para përballjes në Ligën e Kampionëve me Sporting.
Dortmund udhëton në Lisbionë pa kapitetnin Marcel Schmelzer, Neven Subotiq, Sokratis Papastahopoulos, Andre Schurrle, Lukasz Piszczek, Raphael Guerreiro, Erik Durm, Sven Bender, Adrian Ramos, Marco Reus dhe Gonzalo Castro.
Dhe kriza e lëndimeve ka shokuar edhe vet trajnerin e skuadrës.
"Jemi shumë të shqetësuar për situatën në skuadër dhe shpeshtësinë e lëndimeve".
"Megjithëse nuk ka asnjë arsye, secili lëndim duhet trajtuar ndaras dhe me histori të vecantë, por numri është shumë i pazakontë".