Lajmet e fundit
Borussia Dortmund e mposhti Mainzin të premten, pas disfatës së thellë 5-1 nga Bayern Munchen në ndeshjen paraprake.

Thomas Tuchel ishte shumë i lumtur me lojën që skuadra e tij bëri në fitoren 2-0 ndaj Mainzit të premten mbrëma.
Marco Reus dhe Herikh Mkhitaryan i siguruan Dortmundit fitoren pas humbjes së thellë nga Bayern Munchen 5-1 më 4 tetor.
“Ishte ndeshje e vështirë ndaj Mainzit”.
“Ata ishin kompakt dhe punuan shumë. Pati disa faza gjatë ndeshjes kur edhe kemi vuajtur”.
“Mendoj se është bërë e qartë që tri barazimet dhe humbja e thellë nuk na e kanë ulur moralin”.
“Me mençuri arritëm të shfrytëzonim gabimet e kundërshtarit”.
“Tre pokët e marra janë shumë me rëndësi sepse kthejnë besimin tek të gjithë”.