Lajmet e fundit
Sulmuesi mungoi në ndeshjen e së mërkurës për shkak të një suspendimi nga skuadra, por trajneri ka thënë se kjo cështje tashmë është mbyllur

Thomas Tuchel ka thënë se raporti i tij me Pierre-Emerick Aubameyang mbetet i mirë, megjithëse sulmuesi u suspendua për ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Sporting.
Përfaqësuesi i Gabonit u hoq nga lista e futbollistëve për atë përballje në momentet e fundit, për shkak të raporteve se ai ka marrë pjesë në një ndenjë në Itali pa lejen e klubit.
Tuchel e ka pranuar se ky suspendim e ndryshoi dinamikën e skuadrës, por ka theksuar se ka raporte të mira me sulmuesin dhe se ajo cështje tashmë është mbyllur.
"Këto masa nuk merren kot. Natyrisht që ato e ndërrojnë dinamikën e skuadrës, por s'ke c'i bën".
"Megjithatë, jam i bindur se Aubameyang do ta lë pas krahëve këtë gjë. Ajo u mbyll në përfundim të ndeshjes ndaj Sporting".