Lajmet e fundit

Thomas Tuchel e kishte pritur shkarkimin nga Paris Saint-Germain për disa muaj, sipas raportimit nga Le10Sport.
Gjermani e udhëhoqi klubin kryeqytetas francez në finale të Ligës së Kampionëve ku humbi nga Bayern Munchen, mirëpo as kjo arritje nuk iu kishte mjaftuar krerëve të PSG-së të cilët duan titullin e kampionëve të Evropës.
Ndërkaq, edhe rezultatet jo të kënaqshme të javëve të fundit si duket vetëm sa e kishin konfirmuar vullnetin e udhëheqësve të klubit për ta shkarkuar atë.
Mauricio Pochettino është përfolur si emri që do ta zëvendësojë atë në “Parkun e Princave”.