Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, po e kërkon te klubi i tij i ri, Ousmane Dembele-në, sipas Mundo Deportivo-s.
Dembele, i cili nënshkroi me Barcelonën vitin e kaluar, kishte luajtur nën urdhrat e Tuchel-it te Borussia Dortmund, por katalunasit e duan qëndrimin e tij në Camp Nou, pasi që e konsiderojnë si talent të madh.
Megjithatë, në rast të ardhjes së Antoine Griezmann te katalunasit këtë verë, largimi i francezit tjetër do të ishte opsioni më i mirë financiar për ta, pasi që edhe kampioni i Ligue 1 është i gatshëm që ta paguajë një shumë të lartë për 21 vjeçarin.