Lajmet e fundit
Trajneri i BVB-së nuk ishte i lumtur me lojën ndaj skuadrës azerbajxhanase, por ka lavdëruar lojën e asit të Gabonit.

Thomas Tuchel i ka thurur lavde Pierre-Emerick Aubameyangut pas tripletës së sulmuesit në fitoren 3-1 të gjermanëve ndaj Qabalas në Ligën e Europës.
Përfaqësuesi i Gabonit arriti shifrën e 17 golave në 16 paraqitje këtë edicion, ndërsa Dortmundi forcoi veten në krye të Grupit C.
Dhe Tuchel, skuadra e të cilit u turpërua nga Bayern Munchen 5-1 javë më parë, ishte i lumtur me paraqitjen e 26 vjeçarit.
“Auba shtroi shtegun për fitore me dy golat e tij”.
“Më pas ai shtoi edhe një duke vulosur fitoren”.
“Ai mund të kishte shënuar edhe golin e tij të pestë apo të gjatë. Na mbetet të shpresojmë që ai do të vazhdojë kështu”.
“Ne mund të shënojmë gola nga pozita të ndryshme. Fatmirësisht e kemi Auban. Ai është i pazëvendësueshëm”.