Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë me orare të ngjeshura për fushatën zgjedhore.
Gjatë ditës së enjte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Prizrenit.
Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ditën e nis me tubim elektoral në Gjilan, duke vazhduar me takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq koalicioni për “Kosovës Fituese”, mban takime me gastronomë në Shkabaj, fuke vazhduar me tubim zgjedhor në Rahovenc, e tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.
Koalicioni për Familjen do të mbajë një tubim në Shtëpinë e Kulturës "Gursel dhe Bajram Sylejmani" në Viti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.