Lajmet e fundit

Këpucë të reja që nuk ju bëjnë të ndiheni rehat, një bluzë që është zvogëluar pas larjes, pantallona që nuk ju rrinë si duhet poshtë çizmeve – të gjitha këto janë situata që shumica prej neve i kuptojnë.
Por të gjitha këto mund të mos jenë më problem për ju, më poshtë janë disa këshilla shumë praktike dhe të vlefshme që ju të dukeni dhe të ndiheni mirë çdo ditë, transmeton Klan Kosova.
Të largosh njollat nga lëkura
Përziej ujin me një sasi të uthullës dhe me butësi fërkojeni pjesën e lëkurës ku është njolla

Të mbash bizhuterinë pa u ndryshkur
Nëse nuk doni që unaza juaj të ndryshket ose të marrë ngjyrë tjetër, lyejeni pjesën e brendshme të unazës me manikyr të tejdukshëm

Të largosh njollat e yndyrës nga rrobat tuaja
Përdoreni pudrën për bebe për të larguar njollën që ju shqetëson

Përdoreni zhiletën për të larguar qimet nga rrobat tuaja

Të ndalosh humbjen e ngjyrës së xhindeve tuaja
Shtojeni gjysmë gote uthull në makinën e rrobave tuaja dhe xhinset tuaja nuk do të humbasin ngjyrën e tyre

Një mënyrë e shpejtë për të hekurosur jakën e këmishës suaj

Si të futesh xhinset tuaja në çizme dhe të ndihesh rehat

Të zhdukësh njollat e djersës nga rrobat tuaja
Përziejeni sodën bikarbone me lëng limoni

Kur këpucët e reja nuk ju bëjnë të ndiheni rehat
Hidheni ujin në një qese plastike, vendoseni atë në këpucët tuaja të reja dhe vendosni këpucët tuaja në ngrirës. Kur uji ngrihet, këpucët tuaja zgjerohen
