Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i futbollistit Christian Atsu është dërguar në Ganëë.
Aeroplani ateroi në Accra të dielën vonë, dhe arkivoli i tij u bart nga pjesëtarë të ushtrisë ganeze.
Atsu u gjet i vdekur të shtunën në rrënojat e shtëpisë së tij në Turqi pas tërmetit që goditi një pjesë të këtij vendi dhe Sirisë.
Ai ishte pjesë e klubit turk, Hatayaspor, dhe kishte luajtur 65 ndeshje për kombëtarën ganeze me të cilën kishte arritur në finale të Kupës së Afrikës më 2015.
31-vjeçari kishte qenë po ashtu lojtar i Evertonit dhe Newcastlet.