Presidenti amerikan, Donald Trump është duke zhvilluar një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky pas përfundimit të samitit të NATO-s.
"Menduam se kjo do të ishte një kohë e mirë që unë dhe Presidenti Zelenskiy të takohemi dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Por në fakt kemi zhvilluar një marrëdhënie të mirë", tha ai.
"Është e vështirë të besohet, apo jo?" vazhdoi Trump, duke iu referuar një takimi katastrofik në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.
Por ai tha se Zelenskiy "ka bërë një punë të mrekullueshme" dhe është "shumë efektiv", raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana e tij, Zelenskiy i tha Trump se dëshiron të diskutojë disa "detaje shumë të rëndësishme" me të.
"Jam i sigurt se do të bëni gjithçka për të ndaluar këtë luftë", tha Zelenskiy.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.