Presidenti amerikan Donald Trump tha se Elon Musk "nuk do të largohet vërtet" ndërsa mbajti një konferencë për shtyp të premten për të shënuar fundin e mandatit të shefit të Teslës, një punonjës i posaçëm qeveritar që mbikëqyr Shërbimin DOGE të SHBA-së.
"Ai do të jetë vazhdimisht në kontakt, mendoj", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale ndërsa Musk qëndronte pranë tij, duke e quajtur DOGE "fëmija i tij", raporton Washington Post, transmeton Klankosova.tv.
Se si do të duket DOGE pas Muskut mbetet për t'u parë, por Shtëpia e Bardhë dhe aleatët e saj pohojnë se do të vazhdojë misionin e saj të uljes së kostove. Më vonë të premten, Trumpi planifikon të shkojë në Pittsburgh për të njoftuar një partneritet midis kompanisë ikonike U.S. Steel dhe rivalit të saj japonez, Nippon Steel.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.