Presidenti amerikan Donald Trump dhe Elon Musk janë shfaqur bashku në një aktivitet në Zyrën Ovale.
Trump shkroi dje në Truth Social se sot është "dita e fundit" e Musk.
Miliarderi i teknologjisë njoftoi të mërkurën se koha e tij në administratën Trump ka "mbaruar". Musk mbikëqyri Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, i cili bëri shkurtime të mëdha në fuqinë punëtore federale si pjesë e përpjekjeve për të ulur ndjeshëm shpenzimet federale.
Musk i tha "CBS Sunday Morning" në një fragment të një interviste që do të transmetohet të dielën se ai ka "dallime mendimesh" me administratën Trump dhe nuk "pajtohet plotësisht" me disa nga veprimet e saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu ka kritikuar "projektligjin e madh dhe të bukur" të Partisë Republikane që avancon agjendën e politikës së brendshme të Trump për rritjen e deficitit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.