Lajmet e fundit

Bashkim Iseni, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump në Forumin e Davosit.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se pjesëmarrja e tij ka çuar peshë në këtë forum, derisa u shpreh se qëndrimet e tij kanë ndjellë shumë reagime.
“Ardhja e sotme e z.Donald Trump ka çuar peshë në forumin e Davosit. Qëndrimet e z.Trump fakt se kanë ndjellë reagime të shumta, nga vet fakti se qëndrimet e tij ndjellin një lloj varësie pranë evropianëve, mbi rëndësinë dhe kontributin që kanë dhënë ShBA-të, kontribut historik ky i cili duhet të kthehet”, u shpreh Iseni./Klankosova.tv