“Make America's showers great again” bëhet e qartë përmes një komunikimi nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump me dekret ka shfuqizuar limitimin e sasisë së ujit që rrjedh në kokat e dushit.
“Kënaqem të bëj dush dhe kujdesem për flokët e mi të bukur”, tha Trump duke nënshkruar dekretin në Shtëpinë e Bardhë. “Mua më duhet të qëndroj 15 minuta në dush, derisa të lagem. Uji pikon, pikon, pikon, pikon. Është qesharake”.
Rregullorja për dekret kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të standardit, që përcakton kufizimin e sasisë së ujit për minutë që rrjedh në sitën e kokave të dushit si dhe në aparatura të tjera në pjatalarëset apo lavatriçet.
Grindje ndër presidentët
Rrjedhja e ujit në kokat e dushit prej kohësh është një temë debati në ShBA ndër presidentët. Ish-presidenti demokrat Barack Obama e aplikoi këtë rregullore për arsye të mbrojtjes së mjedisit. Trump gjatë mandatit të tij të parë e zbuti rregulloren, gjë që pasardhësi i tij Joe Biden e shfuqizoi.
Shtëpia e Bardhë deklaroi, se Trump do t'i japë fundi “luftës Obama-Biden me presionin e ujit në kokat e dushit”.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, 20 për qind e sasisë ditore të ujit në një familje mesatare në ShBA konsumohet për dushin. Kokat e dushit me presion të ulët kursejnë energjinë, sepse pompojnë më pak ujë e kësisoj edhe sasia e ujit që ngrohet është më e ulët.
“Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe pavlefshme”
Trump e sheh krejt ndryshe: “Në fund të duhet të konsumosh pesë herë më shumë kohë për të larë duart, pra harxhon të njëjtën sasi uji”.
Në komunikimin e presidencës lidhur me dekretin thuhet, se rregulloret e ekzagjëruara krijojnë burokraci dhe u zënë frymën lirive personale. “Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe të pavlefshme”. /DW
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.