Lajmet e fundit

Netanyahu mblodhi ministrat kryesorë të martën në mbrëmje, pasi, sipas zyrës së tij, kishte “disa përparime” në negociatat për një marrëveshje armëpushimi.
Ndërsa, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, tha se ka pëprarim në bisedimet për armëpushim që synojnë gjithashtu kthimin e pengjeve nga Gaza.
“Izraeli është serioz në dëshirën e tij për të siguruar një marrëveshje për pengjet. Ka pasur së fundmi njëfarë përparimi,” tha Sa’ar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.