Nesër nga ora 21:00 do të luhet finalja e Kupës së Botës për Klube në mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se prezent në finale të Kupës së Botës do të jetë edhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
“Presidenti Trump do të jetë në finale. Ai e do shumë futbollin”, tha Infantino, shkruan gazetari sportiv Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Parisi arriti në finale pasi e mposhti me rezultat të thellë prej 4-0 Real Madridin, ndërsa Chelsea e siguroi finalen pas triumfit ndaj Fluminenses me rezultat 2-0.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.