Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se Irani pranoi kushtet e armëpushimit për shkak të presionit të madh nga SHBA.
Sipas tij, nëse Irani do të kishte refuzuar kërkesat e Uashingtonit, “objektivat e radhës do të kishin qenë centralet elektrike, urat dhe infrastruktura e naftës dhe energjisë”.
Ai shtoi se dëmet do të ishin aq të mëdha sa Iranit do t’i duheshin dekada për t’u rimëkëmbur, por udhëheqja iraniane e kuptoi se një marrëveshje ishte zgjedhja më e mirë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
“Presidenti Donald Trump kishte fuqinë të paralizonte të gjithë ekonominë e Iranit brenda minutash, por ai zgjodhi mëshirën,” u shpreh Hegseth.
Kujtojmë se Donald Trump njoftoi për armëpushimin përmes rrjeteve sociale më pak se dy orë përpara se të skadonte afati që i kishte vendosur Iranit.
https://klankosova.tv/paraqitja-e-pare-pas-armepushimit-hegseth-shba-ja-e-ka-shkaterruar-ushtrine-e-iranit/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.