Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për Ukrainën nëpërmjet NATO-s.
Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, "ne do t'i dërgojmë Patriotët NATO-s dhe më pas NATO do t'i shpërndajë ato", duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.
Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një "dialog pozitiv" me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë, veçanërisht sistemet e mbrojtjes ajrore.
Zelensky tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot, pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.