Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është planifikuar të takohen sot në Zyrën Ovale.
Moment i jashtëzakonshëm ky, për dy burra që kanë shprehur vazhdimisht përbuzje publike për njëri-tjetrin ndërsa kalojnë një nga transferimet më të pazakonta të pushtetit në historinë amerikane, transmeton klankosova.tv.
Të dy po planifikojnë të takohen në orën 11 të mëngjesit, i pari ballë për ballë që nga performanca e debatit që e nxori Biden nga gara.
Për Trump, kjo shënon një rikthim triumfues në një zyrë ku ai qëndroi për katër vjet, një javë pasi fitoi vendimtarisht duke sulmuar pamëshirshëm kapacitetin mendor të Biden dhe më pas duke e cilësuar administratën e tij, si një fatkeqësi.
Për Biden, takimi do të thotë të mirëpritet dhe legjitimohet një njeri që ai e ka dënuar si një kërcënim autoritar dhe ekzistencial për demokracinë amerikane.