Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje me Kinën "është arritur" pas dy ditësh bisedimesh midis zyrtarëve të lartë në Londër.
Trumpi tha se, në varësi të miratimit përfundimtar nga presidenti Xi Jinping dhe ai vetë, SHBA-të do të marrin metalet e rralla të tokës që u nevojiten, ndërsa studentët kinezë mund të zënë vendet e tyre në kolegjet amerikane.
Më parë, SHBA-ja dhe Kina thanë se kishin rënë dakord në parim për një kornizë për uljen e tensioneve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Muajin e kaluar, Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm mbi tarifat tregtare, por secili vend ka akuzuar tjetrin për shkelje të marrëveshjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke postuar në platformën e tij Truth Social, presidenti tha: "Marrëveshja jonë me Kinën është arritur, në varësi të miratimit përfundimtar me Presidentin Xi dhe mua.
"Magnetet e plota, dhe çdo metal i rrallë i nevojshëm, do të furnizohet, paraprakisht, nga Kina. Po kështu, ne do t'i ofrojmë Kinës atë që u ra dakord, duke përfshirë studentët kinezë që përdorin kolegjet dhe universitetet tona (gjë që gjithmonë ka qenë mirë për mua!).
"Po marrim një total prej 55% tarifash, Kina po merr 10%. Marrëdhënia është e shkëlqyer!"
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.