Presidenti amerikan, Donald Trump përmes platformës Truth Social tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjithë pluhurin bërthamor të Iranit dhe se asnjë shumë parash nuk do të shkëmbehet në kuadër të negociatave në vazhdim për t’i dhënë fund luftës.
“SHBA-ja do të marrë të gjithë ‘pluhurin bërthamor’, të krijuar nga bombarduesit tanë të mëdhenj B2 – nuk do të ketë asnjë shkëmbim parash në asnjë formë apo mënyrë,” ka shkruar Trump, transmeton Klankosova.tv.
Referimi i presidentit amerikan ndaj pluhurit bërthamor duket se i referohet rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit, megjithëse kjo nuk është një term i njohur në industrinë e energjisë bërthamore.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.