I ka mbetur më pak se një muaj të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Por presidenti aktual amerikan, Donald Trump, nuk do që ta dorëzojë lehtë pozitën e tij.
Sipas burimeve të CNN, Trump, po përgatiti skenarë të ndryshëm që synojnë ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të tre nëntorit.
E kjo gjë ka shtuar frikën e njerëzve përreth tij.
Madje në takimin Zyrës Ovale të së premtes, që pati me këshilltaret e tij, raportohet se Trump u tha se do të refuzoj ta lë presidencën në ditën e betimit të Joe Biden, më 20 janar.
Shumë nga këshilltarë e tij janë shprehur të shqetësuar përveprimet e ardhshmetë presidentit në largim.
Një zyrtar i administratë në Shtëpinë e Bardhë tha për CNN se janë duke qarkulluar skenar të frikshëm që planifikojnë të ndodhin në Kongres, më 6 janar, kur pritet të numërohen zyrtarisht votat e votuesve të mëdhenj që i dhanë fitoren Biden
Nga e premtja dhe gjatë gjithë fundjavës, presidenti në largim qëndroi i mbyllur ne Shtëpinë e Bardh duke u këshilluar disa herë përmes takimeve e telefonit, me avokatin Sidney Poëell dhe ish-Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.
Ndërkohë, në Facebook, po organizohet një “Ditë Inaugurimi” e dytë, ku 60 mijë persona u shprehën se do të marrin pjesë në eventin e Donald Trump.
Ceremonia alternative prezantohet si një faqe me 350 mijë njerëzish të zakonshëm të cilët tregojnë mbështetje për presidentin Trump.
Evneti është parashikuar të mbahet në mesditën e 20 janarit, orën kur do të betohet presidenti i sapo zgjedhur Joe Biden, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=FH8R_Fa3LXo
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.